SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania do të qëndrojnë të bashkuara kundër sulmeve agresore të Rusisë, siç thekso edhe presidenti amerikan Joe Biden në takimin e tij me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në takimin e saj të fundit në SHBA si kancelare, Merkel dhe Biden diskutuan lidhur me lidhur me gazsjellësin rus "Nord Stream 2".
"Ndërsa përsërita shqetësimet e mia në lidhje me “Nord Stream 2”, Kancelarja Merkel dhe unë jemi absolutisht të bashkuar në bindjen tonë se Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë energjinë si një armë për të detyruar ose kërcënuar fqinjët e saj," tha Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi së bashku me Merkel .
Ai shtoi se në kohën kur ai u bë presidenti i SHBA, 90% e “Nord Stram 2” kishte përfunduar dhe vendosja e sanksioneve nuk do të kishte kuptim.
“Pikëpamja ime për ‘Nord Stream 2’ ka qenë e njohur për disa kohë. Miqtë e mirë nuk mund të pajtohen, por në kohën që unë u bëra president, ajo ishte 90% e përfunduar dhe vendosja e sanksioneve nuk dukej se kishte ndonjë kuptim," vazhdoi ai.
Presidenti amerikan gjithashtu tha se "Ne do të qëndrojmë për parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut kur të shohim Kinën ose ndonjë vend tjetër që punon për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura".
Pavarësisht se janë partnerë të fortë tregtarë, Berlini ndonjëherë ka qenë kritik ndaj Pekinit për çështjen e të drejtave të njeriut.
Të dy udhëheqësit theksuan natyrën miqësore të takimit të tyre, ndërsa Biden i shprehu dashamirësin Merkelit.
"Zonja Kancelare, unë e di që partneriteti midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të forcohet vetëm mbi fondacionin që ju ndihmuat të ndërtoni. Personalisht, duhet t'ju them se do të më marrë malli t'ju shoh në samitet tona." tha Biden.
Marrëdhëniet e Gjermanisë dhe SHBA, gjatë presidencën së Donald Trump kanë qenë mjaft të ftohura, megjithatë përpjekjet për rivazhinimin e marrëdhënieve tashmë kanë nisur.
Merkel e cila u bë kancelarë në vitin 2005 dhe ku është presidenti i 4 amerikan të cilin takon, nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e shtatorit.