Gjermani, donin të hynin në 
mbledhjen e partisë,arrestohen 400 

Gjermani, donin të hynin në <br />mbledhjen e partisë,arrestohen 400 
Në një kohë që në Shqipëri është ende i ndezur debati për përplasjet mes shoqërisë civile dhe policisë, apo rasti më i fundit kur përfaqësues të tyre dhe personazhe publik tentuan të hyjnë pa ftesa në mbledhjen e KKT-së, një situatë e ngjashme është regjistruar në Gjermani. 

Ndryshe nga Shqipëria ku për dhunim të policisë nuk arrestohet askush, në Stutgart, rreth 400 persona janë arrestuar.

Sipas Mediave Gjermane protestuesit u ndaluan teksa protestonin jashtë godinës ku mbahej konferenca e partisë "Alternativa për Gjermaninë".

Kjo parti e ekstremit të majtë dëshiron të adaptojë një qëndrim antislamik.

Edhe pse Gjermania është një ndër shtetet më demokrartike në Evropë dhe në Botë, veprime të tilla nuk janë toleruar nga autoritetet e policisë vendase.

Të përballur nga dhuna e protestuesve ata kanë ndërhyrë duke i arrestuar.

Një numër i madh protestuesish ishin mbledhur jashtë ndërtesës ndërsa u përpoqën të ndalonin hyrjen në konferencën e partisë. Dhuna nisi në orët e para të mëngjesit, protestuesit hidhnin fishekzjarre dhe patën përleshje me policinë.

Zëdhënesi i policisë Lambert Maute bëri me dije se rreth 400 persona u arrestuan për sjellje të dhunshme pasi hodhën gurë dhe sulmuan oficerët. Më shumë se 1000 forca ishin në detyrë për të ruajtur sigurinë.

Ndërsa rreth 2000 pjesëtarë të partisë altenative do të merrnin pjesë në konferencë. Kjo parti është shprehur se feja islame nuk përputhet me kushtetutën gjermane.

Ajo synon të ndalojë xhamitë dhe burkat në Gjermani. Kjo forcë politike ka akuzuar kancelaren Merkel sa i përket politikës me dyer të hapura.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja