Gjermani, drejtësia hap hetim të ri mbi përgjimet e NSA-së

 /ATSH-AFP/ - Drejtësia gjermane ka hapur një hetim të ri kundër një afere spiunazhi që mendohet se ka lidhje me agjencinë amerikane NSA, pas çështjes së famshme mbi përgjimin e telefonit të kancelares, Angela Merkel, që tashmë konsiderohet e klasifikuar, njoftoi sot revista gjermane, "Der Spiegel".
Ky hetim, që prek aktivitetin e shërbimeve sekrete, u hap nga Prokuroria federale e Karlsruhe (jugperëndim), që është kompetente për këto lloj dosjesh.
Sipas revistës gjermane, "dyshimet bien këtë herë në laptopin personal të një shefi të shërbimeve sekrete të kancelarisë në të cilin mendohet se është instaluar një virus spiun që quhet Regin".
"Kjo pajisje, e zbuluar në vitin 2014 në kompiuterin e këtij personaliteti, mundëson përgjimin e të gjitha të dhënave që tranzitojnë në këtë kompjuter dhe ia transmeton atij që e ka instaluar", raporton "Der Spiegel".

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten