Gjermani, dyshohet se qeveria turke
ka "spiunuar" kundërshtarët e saj

Gjermani, dyshohet se qeveria turke<br />ka
GJERMANI-Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas De Maiziere, ka deklaruar se Turqia nuk do të lejohet të kryej operacione për sipunimin e shtetasve turq që jetojnë në Gjermani.
 
Sipas disa raporteve, kreu i shërbimit turk të intigjencës, i ka dorëzuar homologut të tij gjerman një listë me shtetas turq të cilët dyshohen nga ana e autoriteteve turke se mbështesin një lëvizje kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.
 
Mediat ndërkombëtare raportojnë se në listë përfshihen foto dhe të dhëna personale të personave të cilët dyshohen që mbështesin klerikun turk, Gulen, i cili momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si një kundërshtar politik i presidentit Erdogan.
 
Gulen është akuzuar nga autoritetet turke si përgjegjës i organizimit të grushtit të dështuar të shtetit, korrikun e vitit të kaluar, ndërkohë që në Turqi 41 mijë persona janë arrestuar me akuzën për pjesëmarrje në grushtin e shtetit.
 
"Aktivitetet e spiunimit në tokën gjermane janë kriminale dhe nuk do të pranohen nga ne. Kjo vlen për çdo vend të huaj dhe për çdo shërbim të inteligjencës. Andaj, aktivitetet e tilla po monitorohen nga Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës ", është shprehur De Maizier, i cili ka paralajmëruar edhe pasoja për vendet që kryejnë veprimtari spiunazhi në Gjermani
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar