Kandidatja për Bashkinë e Këlnit në Gjermani, Henriette Reker që u plagos me thikë të shunën gjatë fushatës elektorale, ka fituar garën dhe tashmë është kryebashkiake e Këlnit.

Një ditë para se votuesit t’u drejtoheshin kutive, ajo u plagos me thikë në qafë nga një person i cili ishte kundra politikës liberale që Reker kishte ndjekur ndaj emigrantëve dhe krizëz së refugjatëve në Këln.

Por kjo nuk e ndaloi kandidaten kryesore Henriette Reker që të fitonte zgjedhjet. Sipas rezultateve paraprake, ajo ka fituar rreth 52 % të votave.

E ndërsa Reker ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra, gjykata ka vendosur të shtunën që i dyshuari për sulmin ndaj saj do të mbahet në qeli deri në caktimin e gjyqit e tij.

“Reker ishte gjatë fushatës në një treg të hapur duke shpërndarë trëndafila për këmbësorët, kur një person i moshës mesatare iu afrua dhe i kërkoi një lule. Kur ajo u mundua t’ia jepete atë, ai nxori thikën dh e qëlloi atë në qafë”, është shprehur për CNN këshilltari i fushatës së saj Frederik Schorn. Sipas policisë, 44 vjeçari që e sulmoi Reker, ka vepruar i vetëm dhe mbante dy thika.

Shorn tha se ajo që ndodhi në ishte një rast i izoluar por që tregon qartë tensionin e rkijuar në Gjermani për shkak të refugjatëve.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)