Gjermani, fillon procesi gjyqësor kundër 'Revolucionit Chemnitz'. Ekstremistët e djathtë akuzohen për vrasje dhe përmbysje të rendit shtetëror

Gjermani, fillon procesi gjyqësor kundër 'Revolucionit Chemnitz'. Ekstremistët e djathtë akuzohen për vrasje dhe përmbysje të rendit shtetëror

Procesi përpara Dhomës së Mbrojtjes së Shtetit të Gjykatës së Lartë Rajonale në Dresden konsiderohet tashmë një nga më të rëndësishmit për terrorizmin e djathtë në Gjermani. Tetë të pandehurit akuzohen, se kanë formuar në vjeshtën e vitit 2018 një grupim me emrin "Revolution Chemnitz". Për terroristët e dyshuar të djathtë ekziston dyshimi i fortë, se kanë planifikuar të rrëzojnë rendin demokratik me armë duke marrë parasysh edhe vrasjen e njerëzve.

Meshkujt nga 21 deri 32 vjeç akuzohen për formimin e një grupi të djathtë terrorist, pesë prej tyre edhe për shkak të prishjes së rëndë të qetësisë publike dhe njëri edhe për shkak të plagosjes së rrezikshme.

Qëllimi - një Gjermani tjetër

"Ata donin të ndryshonin historinë e Republikës Federale të Gjermanisë", tha Prokurori Federal Kai Lohse në fillim të procesit. Qëllimi i tyre ishin sulmet ndaj të huajve, gjermanëve me prejardhje migrante, personave me pikëpamje të ndryshme politike dhe, si një "shkallë të veçantë përshkallëzimi", shkaktimin e ndryshimit të sistemit me dhunë.

Shoqatën e tyre "Revolucioni Chemnitz" ata e patën themeluar në një grup bisedash (chat) në celular, në shtator 2018. "Sipas mendimit tonë (këtë e bënë) në rrjedhën dhe si pasojë e trazirave të mëparshme në Chemnitz," tha Prokurori Federal Lohse.

Sulme kundër "Zombive të Merkel-it"

Sipas hetimeve, të akuzuarit kishin planifikuar të nxisin një kryengritje të dhunshme në Berlin më 3 tetor 2018, ditën e ribashkimit gjerman. Sipas kësaj, ata kishin planifikuar, "goditje të qëllimshme dhe efektive kundër të majtëve" dhe, siç e pohuan të pandehurit, "zombive të Merkelit" si dhe sulme të armatosura dhe vdekjeprurëse ndaj të identifikuarve nga grupi si kundërshtarë, tha Lohse.

Disa nga të pandehurit thuhet, se sulmuan në qytet, në rolin e të vetëquajturve Roje Qytetare, një grup të rinjsh të huaj në 14 Shtator 2018, pas një demonstrate të lëvizjes ekstremiste të krahut të djathtë "Pro Chemnitz". Hetuesit e konsiderojnë këtë një "provë".

Sipas aktakuzës "Revolucioni Chemnitz" ishte krijuar për një periudhë të pacaktuar dhe kishte "pikëpamje të hapura naziste". Aktakuza bazohet kryesisht në vlerësimin e historive të chat-eve, bisedave në celularët e konfiskuar.

Të pandehurit heshtin për akuzat

Të pandehurit, midis tyre drejtues të ambjenteve huligane, naziskine dhe neonaziste të rajonit, me përjashtim të të dyshuarit si drejtues, u arrestuan në 1 tetor 2018. Drejtuesi 32-vjeçar është në paraburgim që nga 14 shtatori.

Ekstremistët e dyshuar të krahut të djathtë nga zona e Chemnitz-it heshtën në fillim të gjyqit. Përfaqësuesit e Prokurorisë Federale i hodhën poshtë pretendimet e mbrojtjes, se këtu bëhet fjalë për një proces të motivuar politikisht. 

Dhoma e Mbrojtjes së Shtetit ka caktuar 23 seanca deri në fund të vitit dhe nga janari deri në fund të prillit 2020 do të diskutojë tre ditë në javë në seanca gjyqësore. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Gjermanisë, Peter Frank, ai është "një nga proceset më të rëndësishme në fushën e terrorizmit juridik".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!