Një prej ngarkesave më të mëdha të pajisjeve ushtarake amerikane që prej kohës së Bashkimit Sovjetik ka filluar zbarkimin në Gjermani, në portin e Bremerhaven gjatë ditës së premte.

87 tanke është pjesa e parë e ngarkesës prej 144 mjetesh ushtarake që kanë shkelur tokën gjermane dhe do të jenë në përdorim të batalionit prej 3500 trupash, që do të ndihmojë NATO-n në rast të një sulmi të Rusisë në Evropën Lindore.

Ndërkohë është rritur edhe prezenca e forcave ushtarake të anëtarëve të NATO-s, ku Anglia ka rritur numrin e avionëve luftarak në Detin e Zi dhe do të
dërgojë një batalion në Estoni gjatë pranverës.

Gjithashtu edhe Gjermania është duke planifikuar dërgimin e trupave dhe tankeve në Lituani.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com