Gjermani, Frank-Walter Steinmeier
merr zyrarisht postin e presidentit

Gjermani, Frank-Walter Steinmeier<br />merr zyrarisht postin e presidentit
GJERMANI- Ish-shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, ka marrë zyrtarisht postin e presidentit të vendit, pas bërjes së betimit në parlament.
 
Steinmeier e filloi zyrtarisht mandati e tij në funksionin e presidentit gjatë ditës së djeshme, ku në ceremoninë e zhvilluar më  Bundestagun gjerman ka qenë e pranishem kancelarja Angela Merkel  si dhe paraardhësi i tij, ish-presidenti, Joachim Gauck.
 
Në fjalimin e tij të parë si presidenti i Gjermanisë, Steinmeier është ndalur edhe në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë, ku ka vlerësuar uljen e tensioneve mes dy vendeve.
 
Gjithashtu gjatë fjalës të tij Stainmeier, është shprehur se deklaratave të zyrtarëve turq të cilët krahasojnë ndalimet e tubimeve elektorale të ministrave turq që Gjermani me neonazizmin duhet të ndalojnë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë