GJERMANI – Gabriel bën thirrje për qetësim brenda koalicionit qeverisës


Sigmar Gabriel
BERLIN, 30 tetor /ATSH-AFP/ - Zëvendëskancelari gjerman, socialdemokrati Sigmar Gabriel, bëri thirrje për rend në kampin konservator të Angela Merkel, duke vlerësuar se grindja mbi çështjen e refugjatëve kërcënon aftësinë e qeverisë për të vepruar dhe luan lojën e ekstremit të djathtë.
"Përballë sfidave të mëdha që po përballet vendi ynë, si fluksi i refugjatëve, zëniet mes CDU-së (të Angela Merkel) dhe CSU-së (aleatët bavarezë) kërcënojnë aftësinë e qeverisë për të vepruar", sipas një deklarate të Gabriel, të publikuar në faqen e internetit të gazetës Der Spiegel
Toni nuk ka pushuar së rrituri javët e fundit brenda koalicionit qeverisës, ku CSU-ja akuzon Merkelin se ka hapur shumë dyert e vendit për migrantët, ndërkohë që Gjermania përgatitet të presë rreth 800 000 dhe një milion azilkërkues në vitin 2015./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë