"Duke parë informacionet e disponueshme, për momentin nuk mund të themi nëse dhe sa të mbijetuar ka", deklaroi drejtuesi, Oliver Wagner,për stacionin televiziv gjerman n-tv.
Më herët autoritetet franceze njoftuan për 148 persona në bordin e avionit, gjashtë prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit.
Avioni i filialit të Lufthansa-s kryente fluturime të linjës nga Barcelona në Spanjë në Dysseldorf në Gjermani.
"Ai u rrëzua pranë Barcelonnettes në juglindje të Francës. Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 11:20 (10:20 GMT)", theksoi Wagner duke shtuar se nuk mund të jepte asnjë informacion për zhvillimin e ngjarjeve.
Sipas presidentit francez, Francois Hollande, shtetas spanjollë, gjermanë dhe padyshim turq bëjnë pjesë mes 150 të vdekurve të dyshuar./atsh/
