Gjermani, gjenden 100 kilogramë
eksploziv, arrestohen 2 persona

Gjermani, gjenden 100 kilogramë<br />eksploziv, arrestohen 2 persona
Një sasi eksplozivi prej 100 kilogramësh është zbuluar nga autoritetet gjermane, të cilat dyshojnë se mund të përdorej për kryerjen e një sulmi në qytetin e Kaiserslautern.

Sasia e eksplozive është gjetur në qytetin e Lauterecken, në shtëpinë e dy shtetasve gjerman të moshën 18 vjeçare  dhe 24 vjeçare, të cilët janë arrestuar menjëherë nga policia.

Disa dhjetëra banorë të zonës janë evakuuar gjatë ditës së djeshme, pasi ekspertët kanë filluar heqjen dhe transportimin e sasisë së eksplozivit në një bazë ushtarake, ku më vonë do të çaktivizohet.

Rreth 66 oficerë policie, 46 zjarrfikës dhe disa ekspert bombash janë përfshirë në operacionin  e heqjes dhe transportimit të eksplozivit.

Ndërkohë sipas autoriteteve gjermane, hetimi është ende në vazhdim dhe dy të arrestuari mund të akuzohen për përgatitje eksplozivësh dhe planifikim të sulmeve që kërcënojnë shtetin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf