Një bombë e Luftës së dytë botërore prej 1.8 tonësh është gjetur ditën e djeshme në qytetin e Paderbornit në një kopësht, duke bërë që të evakuuoheshin 26 mijë banorë të këtij qyteti, në mënyrë që të vijohej me operacionin e çaktivizimit të bombës gjigande.
Në operacionin e evakuimit të banorëve janë përfshirë Kryqi i Kuq, forcat zjarrëfikëse dhe policia gjermane, ku në rrezen prej 1.5 kilometra që duhej evakuuar bënin pjesë edhe dy spitale, një universitet dhe disa shtëpi azili.
Ky është rasti i dytë që një bombë e Luftës së dytë Botërore e përmasave të tilla zbulohet në Gjermani, pasi në vitin 2016 një bombë e gjetur në qytetin e Augsburgut, detyroi autoritetet të zhvendosnin 56 mijë banorë për çaktivizimin e saj.