Gjermani, mijëra vende të reja punësimi hapen për emigrantët

Gjermani, mijëra vende të reja punësimi hapen për emigrantët

Gjermani, Agjencia Federale e Punësimit ka dhënë një lajm të mirë. Instituti i Kërkimeve për Punësim, pjesë e kësaj agjencie, ka raportuar se ekonomia është duke krijuar 650,000 vende pune këtë vit, 100,000 prej të cilave merren nga refugjatë. Në vitin 2018 pritet që Gjermania të ketë 46 milionë njerëz të punësuar, numër rekord për Gjermaninë e pas luftës.
Edhe personat që kanë qenë për një kohë të gjatë pa punë, kanë gjetur më në fund mënyrën për t’u kthyer në forcën e punës. Numri i vendeve të lira të punës ka arritur shifër rekord. Numri i të papunëve ka zbritur në 2.3 milionë, shifra më e ulët që pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.
“Do të duhet kohë që potenciali i refugjatëve të shndërrohet në punësim domethënës”, shkruajnë autorët e raportit të Institutit të Kërkimeve për Punësim. “Por investimet ne arsim dhe mësim të gjuhës gjermane do të sjellin përfitime në taksa dhe në makroekonomi, në planin afatgjatë”.
Instituti thotë se refugjatët që kanë lënë vende në konflikt, si Siria, Iraku dhe Afganistani, nuk kanë qenë aspak barrë për ekonominë gjermane, por një forcë pozitive.
“Nga pikëpamja e përgjithshme, rritja e punësimit që kemi pasur kohët e fundit në Gjermani nuk do të kishte qenë e mundur pa emigrimin”, thotë Enzo Weber, drejtori i Departamentit të Kërkimeve Makroekonomike në Institutin e Kërkimeve për Punësim. “Trendi demografik për popullsinë në Gjermani është në rënie, dhe kjo kompensohet vetëm me anë të emigrimit dhe rritjes së vendeve të punës”.
Instituti thotë se emigrantët mund të gjejnë edhe më shumë punë nëse vazhdohet pa ndërprerje me procedurat që njohin diplomat dhe kualifikime të tjera që kanë marrë në vendet e origjinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës