Gazetari gjerman i tabloidit “Bild”, Peter Tiede, ka postuar një link të portalit që financohet nga Shkëlzen Berisha dhe ka shprehur shqetësimin, se drejtuesit e opozitës po arrestohen nga socialistët.

“Shqipëria tani nën sundimin e ligjeve të Putinin dhe Erdoganit: arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga socialistët.

Ajo vjen pas trazirave dhe sulmeve në të gjithë mediat. Të plagosur në të dy anët. Jo mirë”, shkruan Tiede, që është bërë i njohur në Shqipëri për publikimin e përgjimeve që iu ofruan nga PD, në lidhje me shit-blerjen e votave.

Tiede i ka prej disa kohësh përgjimet, por i publikon me distancë të shkëputur kohore dhe zakonisht para protestave të opozitës, për të frymëzuar sa më shumë turmën. (TemA)