Gjermani i mbylli profilin në Twitter
Trump-it: Ndihem si Escobar

Gjermani i mbylli profilin në Twitter<br />Trump-it: Ndihem si Escobar<br>
Ish-kontraktori i Twitter i cili i mbylli profilin presidentit amerikan Donald Trump në ditën e tij të fundit në punë më herët gjatë muajit, këmbënguli dje se bëhej fjalë vetëm për një aksident.

Bahtiyar Duysak, një shtetas gjerman me origjinë turke i cili ishte i punësuar në selinë e Twitter në San Fransisko me një vizë të përkohshme pune, u zbulua se ishte personi që i mbylli për disa minuta profilin presidentit.

Ndërkohë që shumëkush e shpalli hero Duysak-un që i ndërpreu mjetin e preferuar të komunikimit presidentit amerikan, ai pretendoi se veprimi nuk qe i qëllimshëm.

“Përfundimisht ishte një gabim”, tha ai për TechCrunch. “Meqë kam gisht në këtë, kërkoj vërtet shumë falje nëse kam lënduar njeri. Nuk bëra asgjë qëllimisht. Nuk kam bërë asnjë krim dhe asgjë të keqe, por ndihem si të isha Pablo Eskobar”, - shtoi ai. 

Duysak tha se ditën e tij të fundit te kompania, dikush bëri një ankesë kundër Trump-it për shkelje të rregullave të Twitter-it që i ndalon përdoruesit të bëjnë komente që nxitin urrejtjen.

[gallery]24966[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg