Të gjitha mediat po flasin për një infermier gjerman, jo sepse ka kryer ndonjë punë heroike por sepse dyshohet se ka vrarë të paktën 83 pacientë.

 Ai është dënuar  për vrasjen e dy pacientëve por tashmë po dyshohet edhe për vrasjen e të paktën 84 pacientëve të tjerë, raste këto të regjistruara gjatë viteve 2000-2005.

Hetuesit në qytetin verior Oldenburg e kanë konsideruar rastin të paprecedentë.

Në qershor të 2016 Niels Hogel u shpall fajtor për vrasjen e 33 pacientëve.

“Një numër i tillë është i paprecedentë në historinë e Gjermanisë” shprehet Arne Schmidt një nga hetuesit e ngjarjes.

Hogel është dënuar tashmë me burgim të përjetshëm. Ai ka pranuar se u ka injektuar 30 pacientëve ilaçe në zemër.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com