Gjermani/ Ishte dëbuar 1 vit më parë, shqiptari nga Kosova lë vajzën 6-vjeçare në makinë dhe arratiset në fushat e misrit

Gjermani/ Ishte dëbuar 1 vit më parë, shqiptari nga Kosova lë vajzën 6-vjeçare në makinë dhe arratiset në fushat e misrit

GJERMANI- Një 33 vjeçar kosovar është arrestuar nga policia gjermane, pasi shteti gjerman kishte marrë vendimin për ta dëbuar një vit më parë.

Në momentin e ndalimit 33-vjeçari ndodhej në një makinë të pasiguruar me vajzën e tij 6-vjeçare. Automjeti i tij u sekuestrua nga policia gjermane.

Mediet gjermane shkruajnë se ai u ndalua në autostradën Bramsche-Neuenkirchen-Vörden, ku nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Policia u vu në ndjekje të tij. Në ato momente ai rriti shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tij dhe të vajzës.

Më pas ai ka lënë makinën bashkë me vajzën brenda dhe ka vrapuar përmes fushave të misrit ku në fund është kapur.

Pas arrestimit të tij, policia lajmëroi bashkëshorten që të marrë vajzën 6-vjeçare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë