Gjermani, ja shqiptari nga Kosova
peng avionin, ndalohet nga policia

MYNIH - Një shqiptar i Kosovës, Muslim H., 28 vjeç, e ka marrë peng për 15 minuta një avion të Lufthansa 1676, që udhëtonte nga Mynihu për në Budapest, duke kërcënuar një prej asistentëve të fluturimit me një brisk rroje dhe duke plagosur dy të tjerë.

Pilotët e ulën sërish avioni vetëm 15 minuata nga nisja e tij, pas disa momente frike në Airbus 321 me 83 persona në bord, 76 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.
 
Tre asistentet e fluturimit janë plagosur, ndërsa nuk ka pasur asnjë të dëmtuar nga pasagjerët. Edhe pse autoritetet nga Kompania ajrore Lufthansa kanë garantuar se asnjë nga pasagjerët nuk ka rrezikuar në asnjë moment.
 
Pas arrestimit të tij, policia bavareze ka nisur hetimet dhe sipas tyre 28-vjeçari nga Kosova, është azilkërkues në Hungari, më pas është arrestuar në Gjermani dhe po ekstradohej në Budapest, ku ai nuk dëshironte të kthehej.

Mediat gjermane e kanë publikuar fotografinë e shqiptarit të Kosovës, Muslim H. i cili një ditë më parë e ka rrëmbyer aeroplanin e linjes Minhen – Budapest pasi nuk dëshironte të kthehej në Hungari, vendi i parë i Shengenit ku ka hyrë ilegalisht.
 
Nuk është ende e qartë nëse ky person dëshironte të kthehej në Mynih,  apo të drejtonte avionin në një tjetër aeroport. Por mediat ndërkombëtare thonë se pas uljes së avionit në pistën e aeroportit të Mynihut, 28-vjeçari ka lënë të gjithë pasagjerët të zbresin normalisht dhe pasi është bindur edhe nga një përkthyese, është vetëdorëzua tek forcat e policisë, pa bërë asnjë rezistencë.
 
kosovari muslim h
(Në foto: Kosovari Muslim H,. i arrestuar pas marrjes peng të avionit)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares

FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares