Gjermani: Ka disa shqiptarë që 
 duan të ikin por s’e bëjnë dot

Gjermani: Ka disa shqiptarë që <br /> duan të ikin por s’e bëjnë dot
TIRANË - Deri në 100 vetë në ditë largohen ditët e fundit nga aeroporti i Frankfurtit në drejtim tëTiranës apo Prishtinës, shumica e të cilëve udhëton me shpenzimet e veta. Një ndër arsyet e kthimit është frika e bllokimit të hyrjes në zonën Shengen për ata azilkërkues, të cilët kanë marrë letrën e refuzimit dhe që iu kërkohet largimi nga Gjermania. Para dëbimit me një shënim në pasaportë, shumë vetë preferojnë largimin vullnetar. Që nga hyrjanë fuqi, më 1 janar të këtij viti, e rregulloreve, që e hapin tregun e punës për njerëzit nga Ballkani, përfshi këtu nga Shqipëria apo Kosova, shumë preferojnë kthimin vullnetar. Nga fillimi i këtij viti në ambasadën gjermane në Tiranë p.sh. janë regjistruar 170 kërkesa për një vend të rregullt pune nëGjermani.
 
Tendenca
Por, ndërkohë që qindra vetë marrin avionin për në atdhe, ka disa shqiptarë që duhet të presin më gjatë për kthimin. Shkak për këtë është bërë një fenomen, që së fundmi në mediet gjermane përmendet si "fenomeni i humbjes së pasaportave". Në fakt bëhet fjalë për një "humbje" të përkohshme të pasaportave në varavingon burokratike të autoriteteve gjermane të azilit dhe të huajve.

Ndodh shpesh që refugjatët, të cilët dorëzojnë pasaportën në Zyrën e Emigracionit apo në autoritete të tjera ku regjistrohen, duhet të presin shumë gjatë derisa të shfaqen pasaportat në zyrat e të huajve. Ky fenomen vihet re më shpesh tek shqiptarët nga Shqipëria apo Kosova, pasi i kanë pasur pasaportat me vete, ndryshe nga shtetas me nacionalitete të tjera.
 
Burokracia
Në zyrat e organizatës "Kölner Diakonie" është këshilluar një shqiptar nga Shqipëria, icili e kishte dorëzuar pasaportën dhe duhej të priste gjatë përkthimin në Shqipëri. Mbi rastin e shqiptarit me pasaportë "të humbur", Annegret Spitz tregon se ai priti me durim. "Ai vinte herë pas here tek ne, pyeste, ne po ashtu pyesnim tek autoritetet tek Zyra Federale e Emigracionit". Pasaporta e shqiptarit, emrin e të cilit "Kölner Diakonie", për arsye të mbrojtjes së personit, nuk e përmend, u rishfaq sërish pas pesë muajsh.

Annegret Spitz ka vërejtur zhgënjimin e azilkërkuesve që kishin krijuar një mit për burokracinë gjermane. "Jo vetëm ky shqiptar, por edhe shumë të tjerë nuk mund ta perceptonin dot si mund të ndodhte kjo, kur nga njëra anë ata marrin mesazhin që duhet të kthehen dhe nga ana tjetër, kur ata duan të kthehen, kjo është e pamundur, ose zgjat gjatë. "Është shumë e vështirë kur nuk mund të planifikosh dot jetën, kur nuk e di se kur mund të gjendet pasaporta, pas një muaji, pesë muajsh apo më vonë."

Nga njëra anë azilkërkuesit duhet të kthehen, nga ana tjetër autoritetet nuk ua dorëzojnë menjëherë pasaportën. Po i rrëshqet situata nga duart autoriteteve gjermane të mbingarkuara me krizën e refugjatëve? Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve në Nuremberg tha se "ka raste, kur përkohësisht një dokument nuk i përgjigjet një procedure të caktuar azili. Arsye për këtë është që Zyra Federale pjesërisht merr pasaporta nga autoritete të tjera, përpara se të shtrohet një kërkesë azili. Në momentin që bëhet kërkesa e azilit, pasaporta futet në dosjen e dokumenteve të azilkërkuesit. Ajo qëndron aty deri në përfundim të procedurës së azilit."
 
Rregullimi
Por tani azilkërkuesit që duan të kthehen në atdhe e kanë një shpresë për gjetjen e shpejtë të pasaportës. Sipas Zyrës Federale të Migracionit dhe Azilit (BAMF) "në BAMF ka disa kohë që për pasaportat, e palidhura me procedurë azili, është krijuar një regjistër qendror. Me këtë sigurohet që çdo degë e Zyrës Federale ka akses në çdo kohë tek dokumentet".
(Marrënga radio gjermane Deutsche Welle)


Redaksia Online

(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk