Gjermani, ka pasur 921 sulme në
shtëpitë e emigrantëve në 2016

Gjermani, ka pasur 921 sulme në<br />shtëpitë e emigrantëve në 2016
Të paktën 921 sulme ndaj shtëpive të cilat janë caktuar nga qeveria për banim të emigrantëve të ardhur në Gjermani, janë regjistruar gjatë vitit 2016.
 
Sipas medieve gjermane, shumica e këtyre sulmeve është kryer nga ekstremistët e djathtë të cilët kanë patur një ngritje të popullaritetit të tyre gjatë krizës së refugjatëve.
 
Zyra Federale për Krime në Gjermani, ka regjistruar deri më 27 dhjetor, 921 sulme prej të cilave  857 janë realizuar nga ekstremistët e djathtë.
 
Gjermania është një nga vendet më të prekura nga kriza e emigrantëve, mijëra njerëz kanë lënë vendet e tyre dhe kanë shkuar në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot