GJERMANI - Policia gjermane e Wiesbaden ka sekuestruar sot sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë, e cila përllogaritet me një vlerë prej 50 milion eurosh, e fshehur në kavanozë me turshi dhe paketime hudhrash.
 
Sipas policisë, heroina e sekuestruar ishte më shumë se sasioa e heroinës së kapur në Gjermani përgjatë gjithë vitit 2013. Autorët e krimit në Gjermani, janë 2 burra të identifikuar me origjinë nga Siria, të cilët u vunë në pranga, ndërsa biznesi ishte një fasadë ligjore.

Policia po punon për arrestimin e një rrjeti të gjerë trafikantësh, të cilët fshihen pas tyre. Mediat vendase thonë se droga vinte nga Irani, ndërsa 2 personat e arrestuar ishin vëllezër që i përkasin një bande droge siriano-irakene.

Dy javë më parë, policia zbuloi 330 kilogramë drogë të fshehur në një kamion
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)