GJERMANI- Autoritetet doganore kanë arritur që të shkatërojnë bandën e trafikut të drogës që vinte nga Shqipëria. Trafikantët kanë arritur të çojnë në Gjermnai për një periudhë kohe rreth 5,6 ton marijuanë. Sasia e fundit e sekuestruar i përket tetorit të vitit 2013-të, 645 kg marijuanë të fshehura në blloqe betoni. Lënda narkotike ishte e paketuar në një kamion, që duhej të transportonte gurë natyralë graniti, por brenda blloqeve të betonit të kamufluar gjendej e fshehur droga.
Mësohet se policia gjermane ka ndaluar 8 persona dhe një i 9-të është kapur nga autoritetet austriake, të arrestuarit janë të moshave 30-49 vjeç. Si krerë të këtij grupi trafikantësh janë arrestuar 2 vëllezër 44 dhe 49 vjeç. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur emrat e të arrestuarve apo origjinën e tyre.
Marijuana, sipas autoriteteve të Nurembergut vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Gjermaninë, Italinë dhe Hollandën.
Shkatërrimi i këtij rrjeti trafikantësh ka ardhur pas një hetimi 6 mujor nga policia e Bavarisë dhe Saksonisë. Në tregun e zi droga q trafikuar do të sillte një fitim prej 50 milionë euro për trafikantët.
Zbulimi i drogës është bërë nga qentë e antidrogës të cilët kanë nuhatur për rreth blloqeve të gurëve që sipas letrave supozoheshin të ishin rreth 17 ton granit. Pasi kanë filluar prishjen e betonit zyrtarët kanë gjetur marijuanën.
Ministria e Brendshme shqiptare ka dhënë detaje për grupin e trafikut të drogës që u kap në GjermaniSipas Ministrisë së Brendshme autoritetet gjermane njoftuan për grupin e trafikut të drogës në muajin tetor 2013. “Menjëherë pas kërkesës gjermane u regjistrua procedimi Nr 233 nga prokurori Olsi Çela”. –sqaron Ministria e Brendshme.
Nga të dhënat e MB mësohet se ngarkesa e fundit e këtij grupi që është sekuestruar i përket tetorit 2013. “Periudhë në të cilën autoritetet gjermane sekuestruan 800 kg marijuanë duke vijuar hetimet që konkluduan me arrestimet e fundit”- përfundon Ministria e Brendshme.
FOTO TE TJERARedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para
12 Janar, 12:47
-
VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’
12 Janar, 12:33
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur
12 Janar, 12:11
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu
12 Janar, 11:50
-
Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës
12 Janar, 11:33
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28