Gjermani, kapet banda shqiptare
që trafikoi 5.6 ton kanabis

TIRANE- Kishin trafikuar drogë me vlerë prej 50 milionë eurosh, bien në pranga 9 persona, shqiptarë dhe të huaj. Hetimi ndaj tyre kishte vazhduar prej gjashtë muajash. Policia dhe autoritetet doganore të Bavarisë kanë sekuestruar në tetor të vitit 2013, 685 kg kanabis sativa me origjinë nga Shqipëria. Për shkatërrimin e këtij rrjeti është bashkëpunuar edhe me Ministrinë e Brendshme në Tiranë dhe për këtë qëllim është regjistruar edhe një çështje penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në pranga janë vënë 9 personat e përfshirë në këtë rrjet të këtij trafiku gjigand. Lënda narkotike trafikohej e fshehur në disa blloqe betoni që maskoheshin nga jashtë sikur ishin prej graniti. Policia gjermane, ka bërë të ditur se, 8 prej të dyshuarve janë vënë në pranga në Gjermani dhe 1 në Austri. Ata janë të moshave nga 30 deri në 49 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Operacioni për kapjen e kësaj bande që e shpërndante lëndën narkotike në, Gjermani Holandë dhe Itali kishte zgjatur 6 muaj.
 
5.6 TON DROGË
Autoritetet doganore kanë arritur që të kapin sasira rekord të hashashit në landin e Bavarisë. Dogana e Nurembergut kishte bllokuar vitin e kaluar sasinë e drogës, gjatë një kontrollit të rastësishëm. Lënda narkotike ishte e paketuar dhe e vënë në disa blloqe betoni që transportoheshin nga disa kamionë. Mjetet duhej të transportonin gurë natyralë, por brenda blloqeve të betoni të kamufluar si graniti gjendej e fshehur droga. Siç bëhet e ditur, në nëntë blloqet e betonit ishin duke u transportuar nga kamionët e nisur nga Shqipëria. Si krerë të këtij grupi trafikantësh, që trafikoi në total 5.6 ton drogë, janë arrestuar 2 vëllezër shqiptarë, të moshave 44 dhe 49 vjeç. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur emrat e të arrestuarve apo origjinën e tyre. Marijuana, sipas autoriteteve të Nurembergut vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Gjermaninë, Italinë dhe Hollandën. Të arrestuarit janë dërguar në qelitë e paraburgimit.
 
HETIMI SHQIPËRI-GJERMANI
Shkatërrimi i këtij rrjeti trafikantësh ka ardhur pas një hetimi 6 mujor nga policia e Bavarisë dhe Saksonisë. Në orët e mbrëmjes, Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka dhënë detaje për grupin e trafikut të drogës në Gjermani. Autoritet gjermane kanë njoftuar për këtë grup trafikut që në tetor 2013, kur kishin kapur sasinë prej 685 kilogramë kanabis sativa. Pas kërkesës është regjistruar procedimi nr. 233 tek Krimet e Rënda nga prokurori Olsi Çela. Në tetor autoritet gjermane kanë sekuestruar 800 kg marijuanë. Ndërkaq, pas kësaj, autoritet gjermane kanë vijuar hetimet që kanë përfunduar me arrestimet e fundit. Në tregun e zi droga e sekuestruar do të sillte një fitim prej 50 milionë euro për trafikantët. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’

VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’