Gjermani, kryeministri slloven kritikon qëndrimin kroat në krizën e imigracionit

/ATSH-AFP/ - Kryeministri slloven, Miro Cerar, vendi i të cilit ka vendosur t'i bëjë thirrje ushtrisë për t'i bërë ballë mbërritjes së mijëra imigrantëve, ka kritikuar qëndrimin e Kroacisë fqinje në artikullin e sotëm të të përditshmes gjermane "Die Welt".
"Më vjen shumë keq për mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit me autoritetet kroate", theksoi kryeministri, ndërkohë që Sllovenia gjendet tashmë në linjën e parë përballë mbërritjes së imigrantëve të ardhur nga Kroacia.
"Kroacia nuk respekton marrëveshjet përsa i përket kalimeve të kufirit dhe numrit të refugjatëve që duhet të hyjnë në Slloveni", theksoi ai, ndërkohë që qeveria sllovene theksoi se rreth 19 500 imigrantë kanë hyrë në territorin e saj që prej të shtunës.
Ministri luksemburgas i Punëve të Jashtme, Jean Asselborn, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, paralajmëroi kundër militarizimit të kufijve, gjatë një interviste për radion gjermane publike "Deutschlandfunk" sot në mëngjes.
"Mure, tela me gjemba dhe ushtri në kufij, kjo nuk mund të jetë Evropa e të ardhmes", deklaroi ai, ndërkohë që Parlamenti i Lubjanës i ka dhënë kompetenca të tjera ushtrisë, thirrur për të ndihmuar policinë t'i bëjë ballë fluksit të imigrantëve në kufi, gjatë një seance të jashtëzakonshme që u mbajt sot.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit