Gjermani, kundërshtohet kërkesa e sindikatave për rritjen e pagave

Gjermani, kundërshtohet kërkesa e sindikatave për rritjen e pagave

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë të shtunën se ai do të vazhdojë të kërkojë për “rezultate më të arsyeshme në raundin e ri të bisedimeve lidhur me pagat e më shumë se dy milionë punëtorëvenë sektorin publik, mirëpo ai ka kundërshtuar kërkesën e sindikatës Verdi për rritje pagash prej 6 për qind”.

Bisedimet pritet të vazhdojnë të dielën pasi 150,000 punëtorë të sektorit publik kanë treguar pakënaqësitë e tyre javën e kaluar.

Si pasojë e grevave, mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në aeroporte, në spitale, qendra të kujdesjes për fëmijët dhe mirëmbajtjes së mbeturinave.

Negociatori kryesor i qeverisë për këto bisedime, Seehofer, ka theksuar rëndësinë e punëtorëve të këtij sektori dhe ka thënë se është e “kuptueshme” që ata dëshirojnë të përfitojnë nga rritja ekonomike e shtetit.

Sidoqoftë, kërkesën e sindikatës më të madhe të punëtorëve, ai e ka cilësuar të paarsyeshme.

Sindikata Verdi ka thënë se 17,000 persona kanë marrë pjesë në aksionet e së premtes, duke dërguar në 150,000 numrin e personave që kanë marrë pjesë në shprehjen e pakënaqësisë.

Lideri i sindikatës, Frank Bsirske ka thënë javën e kaluar se pret rezultate në raundin e tretë të bisedimeve që nisin të dielën në Postdam, afër Berlinit.

Ai ka thënë se punëtorët e sektorit publik duhet të përfitojnë nga rritja e të ardhurave tatimore në Gjermani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja