Gjermani, kurdët protestojnë kundër
Erdoganit dhe referendumit

Gjermani, kurdët protestojnë kundër<br />Erdoganit dhe referendumit
Mijëra kurdë nga Turqia kanë zhvilluar një demonstratë në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe referendumit që ata synon  shndërrojë vendin në republike presidenciale.
 
Ata kërkojnë që në referendum të votohet opsioni jo ndryshimeve kushtetuese.

Një protestë e tillë zhvillohet vetëm pak ditë pasi ky komunitet pritet të festojë vitin e ri.
 
“ Ne kërkojmë edhe lirimin e politikanit të PKK. Mbi të gjitha kërkojmë që të dëgjohet zëri ynë kundër Erdogan dhe referendumit. Ne jemi kundër tij” u shpreh njëri nga protestuesit.
 
Ndërkohë Turqia ka shtuar tensionet diplomatike me shumë shtete evropiane pasi këto të fundit nuk kanë lejuar që të zhvillohen tubimet në kuadër të referendumit. Në Gjermani jetojnë rreth 1.4 milionë turq të cilët janë ftuar të votojnë në referendum.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan