GJERMANI-Ministri i Jashtëm i Rusisë, në fjalën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se është e nevojshme krijimi i një rendi të ri botëror i cili të jetë më i barabartë.

“Aseti botëror njëpolar nuk mund të jetë afatgjatë. Liderët botërorë duhet të krijojnë një rend botëror më të barabartë”, tha ai.

Gjithashtu, shefi i diplomacisë  ruse, ka deklaruar se kriza e modelit njëpolar ishte diçka e pritshme.

“Ishte diçka e pritshme pasi arkitektura ekonomiko dhe politike e globalizimit është realizuar në formën e një instrument, i cili garanton rritjen e një grup shtetesh elitare për të dominimin mbi të tjerët”, u shpreh ai.

Gjithashtu Lavrov  u ka bërë thirrje udhëheqësve të fuqive botërore, që të punojnë për krijimin e një rendi global më demokratik dhe të drejtë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com