Gjermani, lirohet i dyshuari për
përfshirje në sulmin e Berlinit

Gjermani, lirohet i dyshuari për<br />përfshirje në sulmin e Berlinit
Autoritetet gjermane kanë liruar shtetasin tunizian i cili u arrestua për përfshirje në sulmin e Berlinit , pasi në telefonin e tij u gjet numri i telefonit të autorit të sulmit, Anis Amir.
 
Prokurorët të cilët drejtuan hetimin janë shprehur se është përcaktuar se i dyshuari nuk kishte lidhje me organizimin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve, ku humbën jetën 12 perona dhe  plagosën 49 të tjerë.
 
Ndërkohë si pasojë e hetimeve që janë në vazhdim është zbuluar se autori i sulmit, 24-vjeçari tunizian, Anis Amir, kishte realizuar një video ku shprehte besnikërinë ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe udhëheqësit të tij, Abu Bakar al-Baghdadi.
 
Anis Amir, u vra nga autoritetet italiane në Milano gjatë një shkëmbimi zjarri, pasi arriti të largohej nga Gjermani pas kryerjes së sulmit në Berlin.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot