Gjermani, Manuel Neuer dhe
Joachim Lëv më të mirët

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer, është vlerësuar si futbollisti i vitit në Gjermani, çmim ky që e merr për të dytën herë në karrierën e tij futbollistike. 28-vjeçari mori këtë trofe pasi ndihmoi ekipine tij të fitonte titullin kampion, si dhe trofeun e Kupës së Gjermanisë, sezonin e kaluar, përpara se të thirrej sërish në detyrë për kombëtaren e Gjermanisë, gjatë triumfit në Botërorin “Brazil 2014”.

I vlerësuar me këtë çmim edhe në vitin 2010-11, këtë herë Neuer mori 144 nga 701 votat e hedhura prej gazetarëve gjermanë në një sondazh të organizuar nga revista sportive “Kicker”. Marco Reus i Borussia Dortmundit u rendit i dyti, ndërkohë në vend të tretë golashënuesi më i mirë i  Gjermanisë në Botëror, Thomas Muller. “Ky çmim është një nder për mua. Jam i befasuar, pasi s’e prisja këtë.

Kemi fituar Kupën e Botës këtë vit, kështu që ky trofe ka një vlerë të shtuar për mua”. Trajneri i Gjermanisë, Joachim Lëv, është shpallur trajneri i vitit, duke lënë pas vetes Ëeinzierl, të Augsburgut, si dhe Josep Guardiolën e Bayernit. “Është një nderim i madh dhe një moment special në karrierën time të gjatë si trajner futbolli”, tha ai.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti