Gjermani, ‘Mbreti’ gjendet i vrarë në pyll, shqiptari Ismail P. ishte masakruar me thikë (VIDEO)

Një 27-vjeçar shqiptar është gjetur i masakruar në një pyll në Dölauer Heide të Gjermanisë.

Zbulimi i trupit u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar.

“Bild” shkruan se viktima ,i njohur me nofkën “The King”, është Ismail P. i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste.

Prokurori i çështjes u shpreh se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Pas publikimit të rastit ka qenë një taksist që ka dhënë detaje për hetuesit.

Ai ka rrëfyer se 4 ditë përpara se të gjendej trupi i të riut shqiptar, ai e ka shoqëruar atë deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Shqiptari i kishte thënë taksistit se do të takonte një mik dhe do të kthehej ndaj duhet ta priste.

Hetuesit thonë se autorët ia kishin dalë që ta tërhiqnin “Mbretin” jashtë qytetit.

Taksisti tha se i viktima la një çantë me disa dokumente në makinë që t’i merrte kur të kthehej, por u gjet 4 ditë më vonë i mbuluar me dhé dhe gjethe në pyll në afërsi të një kanali të ujërave të zeza.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adela: 27/12/2022 22:22

    Mo's beni keshtu komentesh gjynah eshte jete njeriu edhe ne Moshe te re mjere familja cfare fatkeqesie qe po kalon

    Përgjigju
  • Ilo: 21/09/2019 23:54

    E hengri edhe "mbreti" shkoi atje Ku shkon mbreti ne kembe.

    Përgjigju
    • Bregu: 27/12/2022 02:02

      Çudi, as Gjermania nuk qenka parajsë për "Mbretin"!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara