Gjermani - Të paktën dy këmbësorë ndërruan jetë dhe njëzet të tjerë mbetën të plagosur në qyetin e Leipzigut, pasi i mori para një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Grimmaische, një zonë tregtare e frekuentuar që lidh disa pika të rëndësishme të qytetit me sheshin kryesor të Leipzigut.
Sipas Bild, shoferi 33-vjeçar. tashmë i arrestuar ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të rrethanave.
Gjermania ka parë një seri sulmesh me makina gjatë viteve të fundit. Në dhjetor 2024, të paktën gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën pas një sulmi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg.
Në shkurt të vitit të kaluar, të paktën 30 persona u plagosën kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish në Mynih, më shumë se një javë para zgjedhjeve federale të vendit.
Komente







