Gjermani, Merkel: Azilkërkuesit
do të dëbohen me avionë ushtarakë

Gjermani, Merkel: Azilkërkuesit<br />do të dëbohen me avionë ushtarakë
Qeveria gjermane do të përdorë avionët ushtarakë për të dëbuar azilkërkuesit. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU) nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të avionëve “Transall”. “Sigurisht që përdorimi i Transall nuk është përjashtuar”, tha Von der Leyen.

Zëdhënësi i Angela Merkel ka deklaruar nga ana tjetër se avionët ushtarakë do të përdoren nëse nuk do të ketë në dispozicion avionë civilë.

Por duket se qeveria gjermane do të zbatoi një plan të tillë për të ulur shpenzimet pasi avionët ushtarakë do t’I dërgojnë direkt nga qendra e pritjes azilkërkuesit.

Zëdhënsi Steffen Seibert tha se riatdhesimi i personave të cilëve u është refuzuar statusi i azilantit ishte çështje prioritare e mbaledhjes së kabinetit qeveritar.

Zyra e Merkel ka informuar krerët e kancelarive të Landeve të martën pasdite në një konferencë telefonike për planet në fjalë, shkruan gazeta gjermane. “Merkel po i kupton kritikat që procesi i dëbimit nuk po shkon si duhet dhe se për këtë edhe ajo do të ndërmerr masa për kthim masiv të 100.000 shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në këto vende por edhe azilkërkuesve tjerë nga Ballkani perëndimor’ shkruan Bild.

​Një plan i tillë kundër azilkërkuesve është kundërshtuar nga opozita. Ata e cilësojnë jo kushtetuese dhe kundër principeve humanitare.

Avioni “Transall” nuk është një avion pasagjerës, por avion transporti pajisjesh. Me një avion të tillë mund të transportohen 50 deri në 60 persona. Ndërsa avioni “Bundesëehr” që shërben për transport trupash mund të transportoi deri në 200 persona.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit