Gjermani, Merkel: Evropa do të
jetë e bashkuar edhe pas Brexit

Gjermani, Merkel: Evropa do të<br />jetë e bashkuar edhe pas Brexit
Kancelaria gjermane Angela Merkel, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të detajeve të planit që kryeministrja britanike, Theresa May, do të ndjekë për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Merkel ka thënë se Evropa do të vazhdojë të jetë e bashkuar edhe pas daljes së Anglisë nga BE-ja dhe tregu i përbashkët.

“Fjalimi i kryeministres britanike, Theresa May na dha një përshtypje të qartë se si Britania e Madhe do të vazhdojë më tej. Gjëja kryesore është se Evropa nuk do të lejojë që të ndahet dhe ne do të sigurohemi për këtë nëpërmjet një dialogu shumë intensiv”, është shprehur Merkel.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar gjatë fjalimit të mbajtur ditën e djeshme se Anglia do të vazhdojë daljen e saj nga BE-ja si dhe nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e tregut të përbashkët edhe pse do të kërkojë  realizimin e një sërë marrëveshjesh doganore me Bashkimin Evropian.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës