Gjermani, Merkel: Evropianët kanë
nevojë për fuqinë e SHBA-së

Gjermani, Merkel: Evropianët kanë<br />nevojë për fuqinë e SHBA-së
GJERMANI-Kancelaria gjermane Angela Merkel, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të mos ndërmarrin politika izoluese si një mënyrë mbrojtëse përballë kërcënimeve globale.

“Ju kërkoj të punojmë së bashku për ta bërë më të mirë botën. Dëshiroj të them hapur se vetëm, evropianët nuk mund të përfundojnë luftën kundër terrorizmit islamik, ne kemi nevojë për fuqinë e SHBA-së”, ka deklaruar kancelaria në Konferencën për Siguri në Mynih.

Gjithashtu Merkel, e cila e ka vendosur theksin e fjalës së saj në luftën kundër terrorizmit islamik, është shprehur se perëndimorët duhet të shtojnë bashkëpunimin me Rusinë, e cila ka të njëjtat interesa në luftën kundër terrorizmit.

“Duhet të kërkojmë pika të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, besoj se rusët dhe perëndimorët kanë të njëjtat interesa”, ka deklaruar kancelaria Merkel, e cila garon në Gjermani për të fituar mandatin e saj të katërt.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut