Angela Merkel
BERLIN, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se nuk e sheh të nevojshëm modifikimin e Paktit Evropian të Stabilitetit ndërkohë që propozimet e ministrit të saj të Ekonomisë, Sigmar Gabriel u interpretuan si propozime që shkojnë në këtë drejtim.
"Brenda qeverisë gjermane jemi dakort se nuk është e nevojshme që të modifikohet Pakti i Stabilitetit", deklaroi Merkel. "Pakti aktual ofron mjaftueshëm flaksibilitet, është bindja ynë e përbashkët", theksoi ajo gjatë një konference për shtyp në Berlin.
Zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë, i renditur në krahun socialdemokrat, propozoi sot në Tuluzë që të hiqet nga përllogaritja e deficitit publik në zonën euro shuma që përdoret për kryerjen e reformave për t'i dhënë më shumë kohë vendeve që janë të prekura nga deficite eksesive.
Kjo deklaratë u kuptua si një hap drejt Italisë dhe Francës të cilat insitojnë për një lehtësim të regullores së stabilitetit buxhetor në Evropë që të rifillojë rritja ekonomike dhe punësimi./
/G.S/ a.jor.