Gjermani, Merkel kalon testin e
parë, fiton zgjedhjet në Saarland

Gjermani, Merkel kalon testin e<br />parë, fiton zgjedhjet në Saarland
GJERMANI-Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka arritur të fitojë lehtësisht zgjedhjet shtetërore në Saarland, të cilat konsideroheshin si një test shumë i rëndësishëm përpara zgjedhjeve të shtatorit.
 
Partia e saj, CDU, ka arritur të marrë 40.7% të votave në Saarland, ndërkohë që Social Demokratët(SPD) kanë arritur të marrin vetëm 29.6%.
 
Zgjedhjet në Saarland, një shtet i vogël me rreth 1 milionë banorë, janë cilësuar si një tregues për zgjedhjet e shtatorit në të cilat Merkel garon për të marrë mandatin e katërt në krye të Gjermanisë.
 
Aktualisht Saarland qeveriset nga një koalicion mes CDU dhe SPD si partneri i vogël,  duke pasqyruar në këtë mënyrë edhe qeverinë kombëtare.
 
Ndërkohë një sondazh i "Deutschlandtrend" i bërë publik më 24 mars në televizion kombetar, kishte dalë në përfundimin se votuesit në zgjedhjet e shtatorit do të favorizonin liderin e ri të SPD- së, Martin Schulz, për të marrë drejtimin e qeverisë në Berlin.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë