Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi partinë e saj konservatore (CDU) se do të jetë kandidate për një mandat të katërt për kancelare gjatë zgjedhjeve legjislative të vitit 2017.

62-vjeçarja Angela Merkel, kishte njoftuar më herët se do të kandidonte përsëri për kancelare.

Fillimisht Anglea Merkel do të kandidojë për Presidente të partisë CDU, në kongresin që do të zhvillohet në muajin dhjetor dhe më pas do të rikandidojë për kancelare të Gjermanisë. 

Nëse Merkel fiton në vitin 2017 dhe shërben gjithë mandatin prej katër vitesh do të barazohet me rekordin e mentorit të saj, Helmut Kohl, i cili shërbeu 16 vjet, si kanclear i Gjermanisë.

Angela Merkel u bë femra e parë kancelare e Gjermanisë në vitin 2005. Ajo është gjithashtu është edhe liderja e parë e Gjermanisë së bashkuar që ëshë rritur nën komunizëm në ish-Gjermaninë Lindore.

Merkel është përballur me kritika brenda Gjermanisë për shkak të politikës së dyerve të hapura ndaj refugjatëve, gjë që bëri që mbi 900 mijë azilkërkues të hynin në Gjermani në vitin 2015.

Në Gjermani, kancelari/ja nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga vota popullore, por nga shumica e Bundestagut.

Zakonisht, udhëheqësi i partisë që merr më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme zgjidhet kancelar. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të mbahen në vitin 2017.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com