GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, është shprehur se do të ndalojë tubimet elektorale të zyrtarëve turq në Gjermani, nëse presidenti turk, Erdogan, nuk do të ndalojë krahasimet e Gjermanisë me nazizmin.
“Qeveria gjermane shprehet e rezervuar në lidhje me të drejtën për të rishqyrtuar autorizimet e dhëna deri më tani të pjesëmarrjes së politikanëve turke në mitingje elektorale në Gjermani në kuadrin e referendumit të 16 prillit”, ka thënë Merkel.
Tensionet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë rritur gjatë javëve të fundit pasi autoritetet gjermane kanë ndaluar zhvillimin e disa tubimeve elektorale pro-Erdoganit, në lidhje me referendumin turk të 16 prillit.
Referendumi që do të zhvillohet në Turqi më 16 prill, kërkon kalimin e vendit nga një republikë parlamentare në presidenciale.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com