Gjermani, Merkel: NATO e
rëndësishme edhe për SHBA-në

Gjermani, Merkel: NATO e<br />rëndësishme edhe për SHBA-në
GJERMANI-Kancelaria gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi të zhvilluar në Berlin mes saj dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau, ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e NATO-s jo vetëm për shtetet evropiane që janë pjesëtare të saj, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Besoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për vlerën e ndërsjelltë të NATO-s. Është e vërtetë për ne në Gjermani dhe për anëtarët evropianë të Aleancës Transatlantike, por kam bindjen gjithashtu se SHBA ka shpalosur potencialin e saj në sajë të NATO-s, pasi NATO është një organizatë po aq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kancelaria gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Trudeau.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shfaqur kritik ndaj Aleancës së Atlantikut gjatë fushatës së tij, ku ai e cilësoi atë si një organizatë të vjetruar e cila nuk i shërben më qëllimit të krijimit të saj.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë