GJERMANI – Merkel optimiste për zgjidhjen e konfliktit të gazit mes Rusisë dhe Ukrainës

BERLIN, 9 tetor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot optimiste për mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për gazin mes Kievit dhe Moskës duke e gjykuar situatën në lindje të Ukrainës ende të brishtë.
Ajo përmendi shkeljet e armëpushimit të arritur në muajin shtator në Minsk mes qeverisë ukrainase properëndimore dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.
"Nuk besoj se problemet e rënda mes Rusisë dhe Ukrainës dhe gjithashtu mes nesh dhe Rusisë do të zgjidhen papritur", deklaroi ajo në një konferencë shtypi me homologen polake, Ewa Kopacz.
"Përsa i përket gazit (...), po punojmë intensivisht dhe jam optimiste", deklaroi Merkel.
"Shpresoj që komisioneri evropian për Energjinë, Gunther Oettinger do të arrijë në gjetjen e një zgjidhjeje që të na garantojë ne dhe Ukrainës siguri, veçanërisht në muajt e ardhshëm", shtoi ajo, ndërkohë që zhvillimi i një takimi tjetër BE-Ukrainë-Rusi është në diskutim.
Rusia dyfishoi çmimin e gazit për Ukrainën pas rrëzimit në muajin shkurt të presidentit, Viktor Janukoviç, i cili mbështetej nga Moska. Grupi rus i gazit "Gazprom" ndërpreu menjëherë livrimet në Ukrainë në muajin qershor pas refuzimit të Kievit për të pranuar tarifat e reja.
Bashkimi Evropian tentoi nëpërmjet një ndërmjetësimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Kancelarja gjermane, Merkel e cilësoi si të brishtë situatën në lindje të Ukrainës duke cituar një raport të OKB-së, sipas të cilit 331 persona ishin vrarë në Ukrainë që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet