Gjermani, Merkel për Trump:
Evropa e zgjedh vet fatin e saj

Gjermani, Merkel për Trump:<br />Evropa e zgjedh vet fatin e saj
Kancelaria gjermane Angela Merkel, ka reaguar pas deklaratave të Donald Trump, gjatë intervistave të tij për gazetan Britanike ‘The Times’ dhe atë Gjermane ‘Bild”.
 
Gjatë intervistave Trump është shprehur se BE-ja është thjesht një makineri në funksion të Gjermanisë dhe shumë shpejt vende të tjera do të largohen. Ai gjithashtu ka kritikuar edhe kancelaren Merkel për strategjinë e ndjekur prej saj ndaj refugjatëve.
 
Mendoj se ne evropianët e mbajmë vet fatin tonë në duar”, është shprehur Merkel e cila shtoi se të gjithë e dimë qëndrimin e Trump për emigrantët ashtu si njihet edhe qëndrimi i saj.
 
Kancelaria Angela Merkel, shtoi se edhe pse kanë qëndrime te ndryshme me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, mbi shumë çështje, pret që të kenë një bashkëpunim të ngushtë me atë dhe administratën e tij.
 
Nga ana tjetër ka reaguar edhe presidenti i Francës, Fronçis Hollande, i cili është shprehur se “Evropa nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë për t’i treguar se çfarë të bëjë”.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit