Gjermani, Merkel për dekretin e
Trump: I pajustifikueshëm

Gjermani, Merkel për dekretin e<br />Trump: I pajustifikueshëm
Kancelaria gjermane Angela Merkel, është shprehur kundër dekretit presidencial të presidentit amerikan, Donald Trump, për emigrantët.

Merkel e ka cilësuar këtë dekret si një shtrëngim mbi politikat e emigrimit të cilat shënjestrojnë shtetasit e vendeve myslimane dhe që është në kundërshtim me parimet e ndihmës ndërkombëtare për refugjatët.

Lufta e nevojshme kundër terrorizmit nuk e justifikon në asnjë mënyrë që të përgjithësohen dyshimet kundër personave në saj të besimit të tyre, në këtë rast kundër personave të besimit mysliman, apo në saj të origjinës”, është shprehur Merkel.

Ndërkohë administrata e Trump e mbrojti dekretin presidencial duke e argumentuar se qëllimi i tij nuk është diskriminimi fetar, por mbrojtja e vendit nga hyrja e terroristëve .

Dekreti presidencial i firmosur nga Trump para pak ditësh dhe kufizonte hyrjen e shtetasve nga shtete me një përqindje të madhe të popullsisë myslimane, ka shkaktuat protesta të shumta në SHBA.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje