Gjatë urimit të saj për Vitin e Ri, kancelaria gjermane, Angela Merkel, është shprehur se terrorizmi islamik mbetet kërcënimi dhe sfida më e madhe që Gjermania është duke u përballur.
”2016 ka qenë një vit me shumë teste të vështira, por kam besim se Gjermania do të gjejë forcën për t’i kaluar”, tha ajo.
Gjithashtu Merkel ka thënë në urimin e saj se terrorizmi nuk mund të kufizojë mënyrën e jetesës gjermane.
“Ne jemi të lirë dhe një shoqëri e hapur, ata janë thjesht vrasës të mbushur me urrejtje”, është shprehur kancelaria gjermane.
Gjermania ka qenë shpesh herë objektiv i sulmeve terroriste, ku më i fundit ishte ai në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku një kamion i drejtuar nga
tuniziani 24-vjeçar, Anis Amir, u fut në turmën e njerëzve duke vrarë 12 persona dhe plagosur disa dhjetëra të tjerë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com