Kancelaria gjermane Angela Merkel është zotuar se do të largojë nga vendi të gjithë azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.
Në Gjermani largimi i azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, pas sulmit të në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ka marrë një rëndësi të madhe.
Sipas autoriteteve gjermane, autori i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ishte një azilkërkues që i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe që Gjermania kishte dështuar në largimin e tij nga vendi, pasi Tunizia nuk e kishte njohur si shtetas të saj.
“Do të punojmë në kuadër të një përpjekjeje kombëtare me qëllim kthimin e njerëzve në vendlindjen e tyre”, është shprehur Merkel gjatë një konference të mbajtur ditën e hënë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com