Në një kohë kur kemi një rritje të konsideruar të numrit të të infektuarve  me Covid-19 në Gjermani, mjekët paralajmërojnë mungesën e 3500 deri në 4000 infermierëve për të përballuar pacientët.

Në spitalet gjermane janë shtuar kapacitetet e shtretërve dhe të aparateve të frymëmarrjes për pacientët SARS-CoV-2, por ka mungesa të mëdha infermierësh dhe personeli ndihmës, tha Presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane të Mjekëve të Reanimacionit dhe të Urgjencës, Uwe Janssens.

 “Gjashtë deri në nëntë përqind e të infektuarve pritet të kenë nevojë për t’u trajtuar në spital brenda dy javës, “ tha kryetarja e sindikatës së mjekëve, Marburger Bund, Susanne Johna. E cila theksoi se për çdo pacient të sëmurë rëndë me COVID-19 nevojitet një infermiere në repartin e reanimacionit.

Mungesa e personelit do të jetë “sfida qendrore nëse numri i pacientëve rritet”, por ajo mund të përballohet shprehen ekspertët vetëm me riorganizimin e personelit brenda spitaleve, pasi të paktën një në pesë pacientë të infektuar me Covid-19 ka nevojë për trajtim në reaminacion.

Gjithnjë e më shumë zona në Gjermani konsiderohen si zona rreziku dhe në disa rajone janë mbyllur përsëri shkollat dhe kopshtet, po ashtu shumë zona kanë vendosur edhe mbylljen e restoranteve për dhjetë ditët në vijim.

Kancelarja Angela Merkel së bashku me krerët e landeve do të diskutojnë sot për marrjen e masave emergjente.