Ndërtimi i murit përgjatë kufirit të Gjermanisë me Austrinë nuk do t’i ndalojë migrantët të hyjnë në Gjermani, ka thënë sot Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel.
Këto komente u bënë pas raporteve të një grupi politikanëve konservatorë në Gjermani që po punonin në propozimin për mbylljen e kufirit nëpërmjet barrikadës, raporton agjencia Reuters nga Berlini.
Aktualisht, një murë të tillë ka ndërtuar Hungaria përgjatë kufirit të saj me Serbinë.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)







