Gjermani, ndiqeshin nga policia 
humb jetën kosovari dhe 2 të tjerë

Gjermani, ndiqeshin nga policia <br />humb jetën kosovari dhe 2 të tjerë
Një 26-vjeçar nga Kosova dhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar gjerman dhe një person ende i paidentifikuar, humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë orëve të para të mënjgjesit të djeshëm në Filderstadt-Plattenhardt të Gjermanisë, teksa ndiqeshin nga policia.

Drejtuesi i automjetit, pas kërkesës që policia i bëri për të ndaluar, nuk është bindur dhe ka shtuar shprejtësinë duke u larguar, shkruan rtf1.de.

Automjeti tip Mercedes u fotografua nga radari duke ecur me 182 kilometra në orë, në një rrugë, ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h. Pa e ulur shpejtësinë, Mercedes-i vijoi të ecte në drejtimin të Reutlingen/Tübingen, transmeton albinfo.ch dhe pasi drejtuesi i saj humbi kontrollin, vetura goditi mbrojtësen anësore të rrugës duke dalë jashtë saj dhe u përplas me dy kamionë të parkuar.

Nga fuqia e përplasjes, automjeti u shkatërrua, ndërsa prej saj është hedhur një person ende i paidentifikuar, i cili ka humbur jetën. Po ashtu, ka humbur jetën edhe një 23-vjeçar gjerman dhe një 26-vjeçar kosovar, të dy nga Willingen-Schweningeni, raporton albinfo.ch. Të dy këta persona raportohet se kanë qenë të njohur nga policia për lidhje me lëndët narkotike.

Redksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor