Gjermani/ Neonazisti i veshur me kamuflazh qëllon me automatik dhe vret dy persona (VIDEO)

Halle -Gjermani Dy persona janë raportuar të vdekur pas një sulmi me automatik dhe granata jashtë një sinagoge në qytetin Halle të Gjermanisë. Agresori ka qëlluar disa herë me automatik, duke vrarë në grua dhe një burrë e duke plagosur shumë të tjerë.

Për orë të të tëra, policia mbajti frymën, forcat speciale mbërritën në ndihmë, stacioni hekurudhor në Halle u bllokua. Edhe 15 kilometra më tutje u dëgjuan krisma. Një fshat u izolua plotësisht.

Rreth mbrëmjes u bë e qartë: sulmi ishte kryer nga një person i vetëm. Neonazisti 27-vjeçar, Stephan B. e transmetonte krimin e tij të tmerrshëm në internet. Pamjet tregonin se si mbërriti para sinagogës, arsenalin e armëve dhe municioneve, si e instaloi eksplozivin dhe si u përpoq të qëllonte për të hapur derën e përparme, por kjo nuk funksionoi.

Videoja tregon edhe vrasjen e një gruaje, e cila po kalonte në skenën e ngjarjes krejt normalisht, por u ekzekutua gjakftohtësisht. Meqenëse autori nuk pati sukses në sinagogë, ai hipi në makinë dhe u ndal në një restorant qebabi. Krejt i akullt, aty vrau një tjetër person. Pasi doli nga restoranti, u kthye sërish dhe qëlloi disa herë mbi kufomën. Aty pati një shkëmbim të shkurtër zjarri me policinë.Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, por është kapur nga forcat e policisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është bërë e qartë nëse ka më shumë se një sulmues.

Sot për këtë qytet ka qenë një ditë e shenjtë, pasi është festa e Yom Kippur (festë hebreje), një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje

Autori i sulmit

r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë