Gjermani, një person i armatosur hyn
në zyrat e punës në qytetin e Këlnit

Gjermani, një person i armatosur hyn<br />në zyrat e punës në qytetin e Këlnit
Një person i armatosur është parë të futet në brendësi të një godine zyrash në qytetin gjerman të Këlnit. 

Të gjithë të punësuarit janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda zyrave të tyre, ndërsa është nisur një operacion kërkimi nga Policia.

Sipas mediave gjermane, policia ka lëshuar një urdhër arresti për një person i cili ishte raportuar se kishte hyrë në brendësi të zyrës së punës. Sipas të përditshmes gjermane Bild, policia ka arrestuar katër persona, gjatë kërkimeve në brendësi të ndërtesës. Një zëdhënës i policisë në Këln tha se "situata është e paqartë për momentin". 

Ndërkohë një dëshimtar okular ka njoftuar policinë duke deklaruar se një grua dyshohet se kërcënoi me armë një punonjës brenda në zyrat e punës. Është gjithashtu e paqartë nëse gruaja është personi për të cilin është bërë denoncimi fillestar për personin e armatosur në ndërtesë.

"Misioni i Policisë në zyrat e punës në Rrugën Luxemburger për shkak të një kërcënimi. Informacionet për alarm me bomë janë të rreme", ka shkruar policia e Këlnit në Twitter.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë