Gjermani, numri i azilkërkuesve
për vit të dytë me rënie

Gjermani, numri i azilkërkuesve<br />për vit të dytë me rënie<br>
Numri i azilkërkuesve në Gjermani, i cili ka rënë ndjeshëm gjatë vitin 2016 vazhdon të jetë në rënie. Viti 2015 shënoi në Gjermani edhe kulmin e mbërritjes së emigrantëve, ndërsa sipas asaj që bëjnë me dije mediat gjermane, numri i emigrantëve vazhdon të jetë në rënie edhe në vitin 2017.

Sipas një njoftimi të qeverisë Gjermane, numri i azilkërkuesve në 2017 ishte më pak se 200 mijë.

“Për vitin 2017, mendoj se numri i përgjithshëm do të jetë nën 200 000 emigrantë”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere për gazetën “Bild am Sonntag”. Në fund të nëntorit, 173 000 azilkërkues të rinj ishin regjistruar.

Gjermania ka pritur që prej viti 2015 më shumë se një milion azilkërkues, prej të cilëve pjesa më e madhe ishte me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, duke e vendosur kështu  imigracionin në rang të parë të borxhit publik, gjë e cila ka kontribuar edhe për rritje të elektoratit për partinë e ekstremit të djathtë AfD.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë